Të tjera

Surpriza në Australian Open, Venus Williams eliminohet që në start

Ka nisur sot grand slemi i Australian Open në tenis, teksa në Melburn janë luajtur takimet e para të raundit të parë. Te femrat, surprizë eliminimi i tenistes amerikane Venus Williams, finalistja e vitit të kaluar, e cila e mund 2-0 (6-3, 7-5) nga rivalja zvicerane Belinda Bencic.

Një ndeshje e dominuar nga Bencic, që edhe pse vuajti disi në setin e dytë, arriti të kualifikohet më tej, duke eliminuar motrën e madhe Williams, numri 5 në botë. Në turin e dytë shkon letonezja Julia Ostapenko, numri 7 në botë, që mundi 2-0 (6-1, 6-4) italianen Francesca Schiavone.

Tenistja letoneze Julia Ostapenko

Eliminohet tenistja vendase Samantha Stosur, që u mund 2-1 nga Monica Puig e Portorikos, ndërsa kinezja Shuai Zheng eliminoi amerikanen Sloane Stephens, duke fituar 2-1. Një biletë për në raundin e dytë prenë edhe letonezja Kaia Kanepi, që mundi 2-0 Dominika Cibulkova e rumunia Irina Begu, që eliminoi rusen Ekaterina Makarova, pas fitores 2-0. Avancon më tej edhe tenistja francveze Alize Cornet, që mundi 2-0 kinezen X.Wang, ndërsa tenistja spanjolle Carla Suarez Navarro mposhti po 2-0 austriaken M.Frech. Ndeshjet e raundit të pare vijojnë ende.

Related posts

SUPERDUELI I TITANËVE/ Akuza e RËNDË nga Fury: Gjyqtarët më HOQËN titullin

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Real Madrid e Barcelona ndajnë kreun, triumfon edhe Milano

Delo.autor

PAS PEZULLIMIT PREJ KORONAVIRUSIT/ NBA i rikthehet normalitetit, sot luhen ndeshjet e para post-Covid

Delo.autor

Leave a Comment