Të tjera

KUPA E BOTES/ Svindal fiton garën e “super-gjigandit” mes dëborës në pistën e Kitzbuhel

Skiatori norvegjez Aksel Lund Svindal fitoi sot garën e super-gjigandit për meshkuj të zhvilluar në pistën austriake të Kitzbuhel, e vlefshme për Kupën e Botës.

Një paraqitje e shkëlqyer e norvegjezit, që pas dy zbritjesh dha kohën e përgjithshme 1’30”72, duke qenë më i shpejti në pistë edhe pse kushtet atmosferike nuk ishin të mira. Kjo detyroi organziatorët të shkurtonin distancën e pistës.

Në vendin e dytë u rendit një tjetër skiator norvegjez, Kjetil Jansrud, ndërsa në të tretin u klasifikua austriaku Matthias Mayer.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, asnjë ndryshim në krye të saj, ku ndodhet austriaku Marcel Hirscher, me 974 pikë. Pas tij vijojnë të renditen tri skiatorë norvegjezë: Kristoffersen (800 pikë), Jansrud (639 pikë) dhe Svindal (634 pikë).

Related posts

FORMULA 1/ Botërori 2022, Ferrari hedh kandidaturën: Projekti ynë në fazë të avancuar

Delo.autor

E PABESUESHME/ Tifozi e rrëzon pak kilometra nga fundi, shikoni çfarë i bën çiklisti (FOTO)

Delo.autor

Wolff: 5 tituj radhazi për Mercedes, ja kush është më i bukuri

Isa.Autor

Leave a Comment