Futboll Premier League

Swansea – Liverpool, “The Reds” duan fitoren e 6-të radhazi

Java e 24-t e Premier League-s angleze mbyllet këtë të hënë me sfidën Swansea – Liverpool, që do të zhvillohet në orën 21:00. Përballen skuadra e fundit të tabelës me formacionin e Jurgen Klopp, që ka arritur rezultate impresionuese në javët e fundit, ku spikat pa dyshim fitorja 4-3 ndaj Manchester City-t në “Anfield”. Liverpooli nuk humbet prej 19 ndeshjes, por ky nuk është qëllim në vetvete, sepse në “Liberty Stadium” duhet me çdo kusht fitorja, pasi të gjitha skuadrat e mëdha kanë arritur të marrin maksimumin në këtë javë.

“The Reds” i kanë fituar të pesta ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ndërsa është ende i freskët suksesi 5-0 ndaj skuadrës uellsiane në “Anfield” në dhjetor.

Mohamed Salah, Ragnar Klavan dhe Dejan Lovren kanë problemeve fizike, që do të thotë se janë në dyshim për këtë transfertë të Liverpoolit. Pritet të debutojë në Premier League Virgil van Dijk, pas riaftësimit nga një problem muskular. Edhe Jordan Henderson dhe Alberto Moreno nuk janë të disponueshëm 100% për këtë ndeshje, ndërsa mungesa të sigurta janë Bogdan dhe Clyne.

Related posts

EDI REJA MERR LAJMIN E KEQ/ Pësoi dëmtim ndaj Andorrës, humb super sfidën me Anglinë mbrojtësi…

Delo.autor

Sot Lazio-Torino, Mihajloviç luan pankinën

Q.Autor

Reina do të zhvillojë vizitat mjekësore te Milan, Donnarumma drejt largimit

Q.Autor

Leave a Comment