Futboll Seria A Sport

PRITJES I ERDHI FUNDI/ Ibrahimovic mbërrin në Milano: Kjo është shtëpia ime…

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka asnjë dyshim se është i lumtur që është kthyer te Milani.

Sulmuesi suedez tha fjalët e parë si lojtar i Milanit porsa zbriti me avion privat në Itali.

“E rëndësishme është që jam këtu. Jam tejet i gëzuar dhe i ekzaltuar. E kam thënë gjithmonë se kjo është shtëpia ime. Më në fund jam këtu. Kam luajtur për shumë ekipe të tjera, por tani jam në Milano dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh 38-vjeçari.

Kjo do të jetë aventura e tij e dytë me Milanin pas eksperiencës në sezonet 2010-2012 me “Djallin”. Ai është nisur drejt selisë së klubit kuqezi për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Milanit.

Related posts

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ ANGLISË/ 20 kuriozitetet që duhet t’i dini për Ukrainën

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Chelsea sfidon Barçën dhe Napolin për 23-vjeçarin e Serisë A

Isa.Autor

Napoli i ‘çmendur’ pas Verdit, gati transferimi në janar

Q.Autor

Leave a Comment