Futboll

Talenti që nuk shkëlqeu kurrë… Krkic përjashtohet edhe nga Alaves!!!

Kur ishte adoleshent vishte fanellën e Barcelonës dhe konsiderohej si talenti më i pastër i futbollit spanjoll. Statistikat e tij janë ende sot e kësaj dite më të mirat në Akademinë e Barcelonës, me 648 ndeshje zyrtare me moshat në harkun e 7 viteve dhe mbi 900 gola. Debutimi në La Liga erdhi në vitin 2007 dhe ishte shumë shpresëdhënës, por që atëherë dhe deri tani karriera e Bojan Krkic nuk mori kurrë drejtimin që pritej. Në vitin 2011 u largua nga Katalonja dhe nisën disa përvoja zhgënjyese në Itali, Holandë, Angli dhe Gjermani.

Në shtatë vitet e fundit ka veshur fanellën e 6 klubeve të ndryshme, por pa arritur asnjëherë të lërë shenjë. Stoke City e huazoi te Alaves, skuadra në vendin e 16-të në kampionatin spanjoll, por te bardheblutë koleksionoi vetëm 4 ndeshje në të gjitha veprimtaritë

I përjashtuar nga ndeshja e fundit e Kupës së Mbretit, djaloshi u grind me drejtori sportiv Sergio Fernandez dhe në këto kushte klubi e përjashtoi, teksa Stoke nuk ka ndërmend ta rikthejë në “Britania Stadium”, duke sjellë rrezikun që Krkic të qëndrojë për pesë muaj pa luajtur. E vetmja mundësi për momentin për futbollistin është që tifozët e “Potters”, me të cilët ka një zëdhënienie shumë të mirë, të shtyjnë klubin ta rikthejë në Premier League për ta vënë në dispozicion të ekipit për pjesën e dytë të sezonit. Gjithsesi, Krkic do të mbahet mend si historia e talentit që nuk çeli kurrë.

Related posts

KONFERENCA PËR SFIDËN NDAJ FRANCËS/ Flet Hysaj: Tifozeria jonë, një ndihmesë e madhe…

Delo.autor

I ZHGËNJYER ME DREJTUESIT E KLUBIT/ “Xhevahiri” i Romës drejt largimit nga Italia për tek..

Delo.autor

“KJO KAFSHË NUK ZBUTET”/ Shikoni si e “sfidon” koronavirusin Ibrahimovic (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment