Futboll

Kthehet “bunkeri” Juventus, ja si rilindi “Zonja e Vjetër”…

Juventus është kthyer në majë! Vjen kreu provizor i Serie A, pas fitores kundër Chievo, por jo vetëm kaq. Versioni “bunker”, që i ka dhënë shumë suksese bardhezinjve në ditët e fundit, ka ardhur atëherë kur duhej pas fillimit ku gjithçka bazohej te golat e sulmit. Kthesa erdhi pas humbjes kundër Sampdoria. Që atëherë, vetëm 1 gol i pësuar në 9 ndeshje kampionatit, pavarësisht nga moduli i përdorur. Statistika që vlerësojnë edhe portierin Szczesny.

Juventus ka pësuar vetëm 1 gol në 9 ndeshjet e fundit në Serie A, duke fituar 8 prej tyre

Shuplaka në Genoa ishte si ajo në Sassuolo, disa sezone më parë. Juventus dominon prej kohësh dhe mesa duket ka nevojë për një disfatë të turpshme për të gjetur rrugën e duhur. Kampionati ia lejon, i jep kohë trajnerit Allegri dhe mbi të gjitha futbollistëve të tij, për të eksperimentuar një lojë më ofensive dhe më pak taktike. Gjithsesi, forca e mbrojtjes është ajo që ka bërë gjithmonë diferencën në kampionatin italian dhe në Torino e dinë mirë diçka të tillë. Kaluan disa javë për t’u mësuar me largimin e Bonucci dhe u penguan nga dëmtimet e Howedes dhe De Sciglio, por tani Juventus është kthyer…

 

Çështje kohe. Kundër Chievos, ashtu si ndaj Cagliari dhe Genoa, paraqitjet e Juventus ishin shumë të mërzitshme në aspektin e shfaqjes, por forca e një mbrojtjeje të pathyeshme sollën fitoret dhe pikët e plota në vitin 2018. Vetëm një gol i pësuar në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit, që bëhen 13 ndeshje duke shtuar takimet në Kupën e Italisë dhe Champions. Benatia është lideri i ri i mbrojtjes dhe po i jep mundësinë e pushimit Chiellini dhe Barzagli. Më pas, Szczesny ka treguar se është një rezervë luksoze dhe askush nuk e ka ndjerë mungesën e Buffon.

Related posts

ZYRTARE/ VALENCIA firmos me ish-mesfushorin e Real MADRID

Isa.Autor

Majlinda Kelmendi në operacion, Federata e Xhudos shpjegon gjendjen e saj

Isa.Autor

Higuain për anulimin e miqësores kundër Izraelit: Vendim shumë i drejtë

Sadik.Autor

Leave a Comment