Futboll Seria A

Të gjithë prisnin transferimin e Deulofeut te Interi, por ja çfarë bën spanjolli

Agjenti i Gerard Deulofeu është takuar me përfaqësues të Napolit për të kompletuar transferimin e klientit të tij drejt Serie A.

Sot “Sky Sport Italia” ka publikuar një fotografi të agjentit Gines Carvajal i cili ndodhet në Napoli ku po zhvillon negociata për transferimin e Deulofeu drejt jugut të Italisë.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, një marrëveshje pothuajse është arritur midis dy palëve, por Napoli po përpiqet të bindë Barçën për të ulur çmimin e tyre duke kërkuar 15-16 milionë euro.

Kujtojmë që Gerard Deulofeu është përfolur si objektiv i Interit por mbetet të shihet destinacioni i tij.

Related posts

REAL MADRID-SEVILLA/ Pas një asist nga Kroos, sulmuesi Asensio ndëshkon “Los Palanganas” (VIDEO)

Delo.autor

Lajm i madh për Liverpoolin, rikthehet Mohamed Salah ndaj Cityt

Sadik.Autor

Juventus shfaq interes për sulmuesin e Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment