Kategoria Superiore Shqipëri

Arrihet marrëveshja, Partizani firmos me këtë lojtar

Egzon Belica mund të quhet lojtar i Partizanit. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë klubit të kuq se dje në mbrëmje është arritur marrëveshja mes qendërmbrojtësit nga Struga dhe Partizanit. Lojtari ka qenë dje në Tiranë, ku ka kryer testet mjekësore gjatë paradites, e më pas ka takuar drejtorin e klubit, Olsi Rama.

Pas diskutimeve për termat e kontratës, është hedhur edhe firma nga Belica për 6 muaj me të drejtë rinovimi edhe një sezon. 27-vjeçari vjen pas aktivizimit te Riga në Letoni, si dhe Inter Turku në Finlandë.

Në të kaluarën Belica ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, si dhe Konkordia Çiajna në Rumani. Mbrojtësi vjen si sugjerim i ish-futbollistit Artim Shaqiri, i cili ka edhe lidhje familjare me Belicën. Kjo nuk është hera e parë që lojtari do të provojë të luajë në Shqipëri, pasi në 2008-ën ka qenë pjesë e Besës.

Image

Related posts

JAVA E PESTË E SUPERIORES/ Gjashtë pretendentet për titullin “përplasin brirët”, ja axhenda…

Delo.autor

PIKANTE/ “Hë mo Trasho, e sheh ç’na bëre”, Muzaka sfidon tifozët e kuq. Ja çfarë nuk u pa në TV

F.autor

ZBULON DETAJET E STADIUMIT “ARENA KOMBËTARE”/ Anëtari i FSHF, Arben Dervishi: Impianti shkon rreth 70 milionë euro…

Delo.autor

Leave a Comment