International

“Telenovelës” braziliane i vjen fundi, Gabigol rikthehet te Santos

Të paktën një telenovele të merkatos së dimrit i ka ardhur fundi, Gabriel Barbosa do të rikthehet te Santos në formë huazimi një 18-mujor, dhe në arkat e Inter do të derdhen 1.5 mln euro.

Sipas Mediaset Premium, Gabilon ka rënë dakord t’i ulet rroga për rikthimin e tij në vendlindje.

Santos gjithashtu do të dorëzojë 1.5 mln euro tek arkat e Inter për huazimin 18-mujor dhe do të ndajë rrogën me Zikaltrit.

Gabigol shkoi te Benfica gjatë verës me një huazim me të drejtë blerje, por bëri vetëm pesë paraqitje duke shënuar një gol në 164 minutat e luajtura.

Inter pagoi 29.5 mln euro për sulmuesin e Santos në gusht të 2016, por 21-vjeçari nuk arriti të përshtatej asnjëherë me Serie A.

Me sa duket, të paktën për momentin, eksperiencës së tij në Milano i ka ardhur fundi, dhe ai do të rikthehet te Santos deri në qershor të 2019.

Related posts

‘Rusi 2018’/ FIFA e kërcënon Spanjën me përjashtim nga Kupa e Botës

Q.Autor

“NIGERIA do të fitoj prap me Argjentinën”

Q.Autor

Historia e çuditshme e debutimit prej “hirusheje” e Ronaldinho-s te Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment