Futboll Seria A

Walter Samuel: Mauro Icardi është si Batistuta, lojtarë që kërkojnë zonën e rreptësisë

Walter Samuel, ish-mbrojtës i Roma-s dhe Inter-it, ka dhënë një intervistë në prag të ndeshjes së të dielës që do të luhet në “San Siro” mes Inter-it dhe Roma-s:

“Te Roma ka qenë eksperienca ime e parë dhe ishte shumë e rëndësishme që të paraqitesha mirë. Fatmirësisht, në vitin e parë kam gjetur njerëz me një eksperiencë të madhe dhe ka ndodhur e njëjta gjë tek Inter. Kanë qenë dy eksperienca të jashtëzakonshme dhe i kam shijuar”, ka thënë argjentinasi.

Në lidhje me Inter-in e Mourinho-s dhe Roma-n e Capello-s: “Një nga ngjashmëritë ishte se kishim një përzierje mes lojtarësh me eksperiencë dhe lojtarësh të rinj. Edhe tek Inter kishim të vjetër dhe të rinj shumë të aftë dhe të dy trajenrët i kanë dhënë një identitet të qartë ekipeve”.

Për Spalletti-n: “Inter ka pësuar një rënie në javët e fundit, por kjo është normale në një kampionat të gjatë. E kanë nisur shumë mirë. Si Inter, ashtu dhe Roma duan të shkojnë në Champions. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Për Mauro Icardi-n dhe Batistuta-n: “Janë lojtarë të zonës së rreptësisë, kanë shumë ngjashmëri. Edhe Icardi-t i duhen asistet dhe kroset për të finalizuar, nuk janë lojtarë që kthehen mbrapa për të marrë topin dhe hapur lojën”.

Related posts

KLOPP ËSHTË “DAKORD”/ Më pak ndeshje, më shumë para

Isa.Autor

ZYRTARE/ Legjenda e Atletico Madrid kthehet në “Wanda Metropolitano”, ja detyra e tij e re…

Delo.autor

Gareth Bale bën me dhimbje koke Zinedine Zidane…

Sadik.Autor

Leave a Comment