Kategoria Superiore Shqipëri

Teuta pa dy titullarë përballë Lushnjës, Dedic dhe Hakaj të dëmtuar

Dy mungesa përballë Lushnjës. Në ndeshjen e parë zyrtare për Vitin 2018, Teuta do të zbresë në fushë pa dy titullarë. Esin Hakaj dhe Anel Dedic janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Stavri Nica për ndeshjen e kësaj të premteje. Mungesa që i krijon më tepër probleme stafit teknik të durrsakëve është ajo e mbrojtësit Hakaj.

Kjo edhe për shkak se skuadra tashmë mbetet pa asnjë alternativë në krahun e majtë. Trajnerit Nica i duhet të improvizojë, pa humbur edhe ekuilibrat e skuadrës. Problem jo më pak i rëndësishëm është edhe mungesa e Dediç, me Teutën që humbet cilësi në manovrat sulmuese.

Dëmtimi i boshnjakut mund t’i krijojë hapësira shkodranit Arsid Kruja, që të debutojë me Teutën, vetëm pak orë pas transferimit në “Niko Dovana” nga Vllaznia, ku mbeti jashtë planeve të stafit teknik. Të premten, përballë Lushnjës, në formacionin titullar pritet të luajnë edhe përforcimet e merkatos së dimrit, Gjorgjevski, Mustafov e Bilali, ndërsa sulmi do t’i besohet ganezit Latif Amadu, në kërkim të golave dhe të fitores së parë për këtë vit kalendarik.

Related posts

CHAMPIONS/ Uzuni i pandalshëm, 2 asiste për të kualifikuar Ferencvaros. Tani sfidon Olajinkën

Delo.autor

TIRANA-FLAMURTARI/ Çlirohen “bardheblutë”, Ismajlgeci realizon golin e sigurisë (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-DINAMO/ Pas një super aksioni, Hoti ndëshkon “Blutë” dhe shpërthejnë në festë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment