Futboll

Tevez: U riktheva në Argjentinë për të shkuar në Botëror

Ky është viti i Botërorit të futbollit dhe të gjithë futbollistët kanë dëshirë të bëjnë një paraqitje të mirë në këtë event. Madje ka nga ata që synojnë të shkojnë në Botërorin që zhvillohet në Rusi, siç është futbollisti argjentinas Carlos Tevez, që pas një viti në Kinë u rikthye të luajë në vendlindje me skuadrën e Boca Juniors.

Pas mbërritjes në Argjentinë, sulmuesi tha: “E pranoj që të siguroj një vend në Botërorin e Rusisë do të ishet fantastike, sidomos për një futbollist të moshës time. Ndaj vendosa të luaj me Boca, për të qenë pjesë e kombëtares. Kam edhe pak vite kohë për të luajtur futboll dhe do të përpiqem t’i shijoj ato, duke shpresuar të jem pjesë e kombëtares në Botërorin rus”, tha Tevez.tevez argent

Related posts

PAS DISFATËS NDAJ TIRANËS/ Trajneri Starova: Kërkonim fitoren me çdo kusht, pësuam 3 gola sepse…

Delo.autor

JUVENTUS NIS OPERACIONIN “SPASTRIMI”/ 8 lojtarë gati me “valixhe” në duar, ja emrat

Delo.autor

VIDEO/ Milan kalon në avantazh ndaj Udineses, Suso shënon një supergol

Q.Autor

Leave a Comment