Futboll Ligue 1

Thiago Silva e konfirmon se yllin i PSG-së e ka kërkuar largimin

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, ka thënë se objektivi i Interit, Javier Pastore, i ka thënë klubit se dëshiron të largohet.

Mesfushori argjentinas është lidhur me një kalim te Interi, por “Zikalterve” do t’iu duhet ta huazojnë atë pa u obliguar për ta blerë sepse iu duhet t’i respektojnë rregullat e Financial Fair Play (FFP) të UEFA-s, prandaj mund ta blejnë atë vetëm pas 30 qershorit, transmeton Express.

Ai dhe Edinson Cavani u rikthyen me vonesë në skuadër nga pushimi dimëror dhe asnjëri prej tyre nuk u paraqit mbrëmë kundër Amiens në Kupë të Ligës.

Pas kësaj ndeshjeje, të cilën PSG e fitoi dhe kaloi në rrethin tjetër, Thiago Silva tha: “Mendoj se herët a vonë klubi do ta rikthejë atë [Cavanin]”.

“Por, mendoj se rasti i Pastores dallon me atë të Cavanit. Mendoj se Pastore u ka thënë klubit se dëshiron të largohet, por klubi nuk është pajtuar”, ka shtuar ai.

Related posts

RINOVIME E MERKATO/ Kualifikimi lehtëson “hallet” e zikaltërve, Interit i duhen 20 milionët e Champions-it

F.autor

CHAMPIONS/ PSG mposht me “MANITA” Basaksehir dhe fiton grupin, Neymar shkruan historinë

Delo.autor

E KONFIRMON BARCELONA/ Dëmtohet dhe humbet ndeshjen e parë në kampionat sulmuesi…

Delo.autor

Leave a Comment