Futboll Seria A Sport

“FITORET DUHET TË JENË TË MERITUARA”/ Pioli: Ja skuadra e vetme që na ka hapur probleme këtë sezon

Stefano Pioli është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e Milanit ndaj Bolonjës ditën e sotme, teksa pas ndeshjes është shprehur se skuadra e tij bëri një ndeshje shumë të mirë. Gjatë fjalës së tij, Pioli  tha se kundërshtari i vetëm, që e ka vënë skuadrën e tij më shumë në vështirësi këtë sezon, është Atalanta.

“Ndeshjet janë gjithmonë të vështira dhe duhet të djersish. Përveç pësimit të golit, ne kemi bërë një lojë të shkëlqyer. Ne krijuam dhe luajtëm shumë. Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe është një fitore e cila na jep besim dhe na bën t’i japim fund një javë shumë të vështirë. Fitoret duhet të jenë të merituara. Leao bëri shumë mirë, e gjithë skuadra luajti shumë mirë, por Rafaeli tani nuk është më një surprizë. Ai ka potencial të madh dhe duhet të vazhdojë me këto paraqitje.

Tani ai është më ndryshe në lojë. Ne tani kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm dhe ekipi ka qenë në gjendje të ruajë ekuilibrin. Ne nuk ishim të kënaqur me paraqitjen që bëmë ndaj Atalantën, skuadra e vetme që na ka vënë shumë në vështirësi këtë sezon. Me të tjerët ia kemi dalë.”, tha Pioli.

Related posts

“JAM GATI”/ Xherdan Shaqiri mesazh trajnerit të tij, Jurgen Klop pas golit në derby

Delo.autor

PSG E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ Sheiku gati 100 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Cilësohet si “Aguero i ri”, Juventus gati të mbyllë tratativën me yllin 21-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment