Futboll Premier League

Tifozët e Arsenalit ‘vendosin’ për numrin e Aubameyang, ata duan që lojtari ta bartë numrin legjendar të Thierry Henry (Foto)

Fansat e Arsenalit tashmë ia kanë zgjedhur numrin Pierre-Emerick Aubameyang, i cili pritet të nënshkruajë në ditët në vijim.

Shumë tifozë kanë printuar fanella me numrin 14 në shpinë që është bartur nga legjenda Thierry Henry, e pastaj edhe nga Theo Walcott.

Anglezi është larguar drejt Evertonit, ndërsa Gunners pritet ta blejnë sulmuesin nga Gaboni për 63 milionë euro.

Aubameyang do të bashkohet me Henrikh Mkhitaryan, pasi dyshja kanë luajtur së bashku te Dortmundi, ndërsa armeni u bashkua javën e shkuar nga Manchester United.

TTifozi i Arsenalit me fanellën me numrin 14 të Arsenalit

Arsenali këtë afat kalimtar e kanë blerë edhe sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette, që pritet ta krijojnë një dyshe në sulm.

Disa prej tifozëve kanë kërkuar që lojtari të zgjedh numrin 14, por ka edhe nga ata që nuk e duan këtë.

Drejtori sporti i Dortmund, Michael Zorc, ka thënë se ofertat e Arsenalit deri tani janë kthyer mbrapsht, pasi asnjë nuk i plotëson kushtet që kërkojnë gjermanët.

Tifozët duan që Auba ta marr numrin 14

“Ne po përgatitemi që ta mbyllim transferimin, por vetëm me parametrat që ne i kërkojmë”.

“Arsenali ka bërë disa oferta, por që janë refuzuar nga ne”, ka thënë Zorc

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Sadio Mane optimist: Stambolli është fusha me fat për ne…

Delo.autor

FLET MESFUSHORI FRANCEZ/ Pogba: Nuk më duhet shiriti i kapitenit, një lider nuk është dikush që…

Isa.Autor

POZOI “HOT” PËR UELLSIN/ Kush është bukuroshja që u mundua të motivonte lojtarët për sfidën ndaj Zvicrës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment