Futboll La Liga Sport

PLAS SKANDALI NË LA LIGA/ Dha gol kundër Realit, shpërthen festa në dhomën e VAR-it (VIDEO)

Real Madridi ka filluar një fushatë kundër VAR-it. Klubi i bardhë e përfundoi ndeshjen kundër Real Sociedadit i neveritur dhe i acaruar pa fund me Munuera Montero, gjyqtarin kryesor, por edhe Meleo Lopez, kryesuesin e VAR-it, duke pretenduar se i ishte mohuar një penallti e qartë në rastin e Vinicius.

Munuera nuk bëri thirrje në kufje për penallti dhe Melero López nuk i tha atij ta kontrollonte momentin përmes VAR-it. Pas ndeshjes, Real Madrid sulmoi ashpër arbitrazhin në fushë dhe video-arbitrazhin në ekranet televizivë, në dhomën përkatëse të stadiumit. Edhe ditën e sotme, klubi i bardhë e vazhdoi kryqëzatën e tij në këtë drejtim.

Kanali televiziv i Real Madridit publikoi disa pamje (që mund të shihen në videon, që shoqëron këtë lajm) nga ndeshja Eibar-Real Madrid e këtij sezoni, si për të vënë në dukje se Munuera Montero, arbitër i ndeshjes kundër Real Sociedad dhe pjesë e kolegjit të VAR-it në “Ipurua”, ka festuar me hakun që i hahet skuadrës së Solarit.

Pasi ishin luajtur 15 minuta të asaj ndeshjeje, Escalante zhbllokoi rezultatin, pas largimit të topit nga Ceballos pothuajse në “goal-line”. VAR-i e kontrolloi rastin për një minutë dhe miratoi gjithçka. Televizioni i Real Madridit ka siguruar pamjet e plota të asaj ndeshjeje, ku tregon Munuera Montero, anëtar i VAR-it në “Ipurua”, duke përplasur duart i ngazëllyer me asistentët e tij, pas pranimit të golit të Eibar.

Një sjellje, që kanali zyrtar televiziv i Real Madridit e kritikoi. Iturralde González, arbitri i “AS” dhe Carrusel, arritën në përfundimin se atë ditë VAR-i kishte të drejtë.

Related posts

5 GOLA NË NDESHJE/ Sulmuesi shqiptar, më i miri në Skoci (VIDEO)

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Rastësia e Bledar Kolës, Laçi e kthen në Shqipëri si rival pas 20 vitesh

Delo.autor

Mourinho: Ja çfarë duhet të bëjë Neymar për të arritur nivelin e Pele

Delo.autor

Leave a Comment