Futboll Premier League

Titullar i padiskutueshëm me Guardiolan, City i rinovon kontratën mesfushorit

Mesfushori i Manchester City, Fernandinho, ka firmosur rinovimin e kontratës me klubin kryesues të Premier League deri në vitin 2020. 32-vjeçari nga Brazili, që u ble për 35 milionë euro nga Shakhtar Donetsk në qershor 2013, fitoi titullin kampion dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë në “Ettihad Stadium”.

Fernandinho shënoi edhe golin e fitores për City në Kupën e Ligës të fituar në vitin 2016 dhe në 212 ndeshje të luajtur për këtë skuadër, ai ka shënuar 19 gola. Titullar i pazëvendësueshëm në këtë sezon në drejtimin e Guardiola, mesfushori i ekipit kryesues të kampionatit deklaroi: “Jam në një klub të cilin e pret një e ardhme fantastike dhe unë dua të jem pjesë e tij sa më gjatë të jetë e mundur.”

Related posts

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Barcelona synon të marrë “dështakun” e Serie A…

Delo.autor

LUAN TENIS ME SCHALKEN/ Të besuarit e Guardiolës “shkatërrojnë” gjermanët dhe kalojnë në çerekfinale

Delo.autor

FLAMURTARI nuk do të mbetet prapa, Ilir DAJA thërret “aleatët”: Na mbështesni

Isa.Autor

Leave a Comment