Futboll Sport

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Përballja Turqi-Shqipëri do të luhet në stadiumin e “zjarrtë” të…

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Euro 2020, por me shumë mundësi edhe ai i Turqisë, do të përcaktohet më datë 11 tetor në Stamboll.

Federata Turke e Futbollit ka vendosur që duelin e Grupit H eliminator të EURO 2020 mes dy ekipeve ta zhvendosin në Stamboll, në një prej stadiumeve më të njohur e më të zjarrtë.

Takimi i tetorit është caktuar të luhet në stadiumin “Sukru Saracoglu” me një kapacitet prej 47834 vendesh, ku luan ndeshjet e saj skuadra e Fenerbahçes.

Duke parë rëndësinë që ka kjo sfidë, turqit nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë vendosur që duelin të mos e largojnë nga qyteti ku kanë një bazë të madhe të ndjekësve të zjarrtë të përfaqësueses.

Related posts

Pesë të huaj në fushë, shtohen klubet me kërkesë zyrtare

Isa.Autor

JUVENTUSI KA FRIKË/ Allegri: MILANI ka bërë një blerje të madhe, është më i mirë në BOTË

Isa.Autor

Calhanohlu: Harrojmë Juven, sytë nga derbi…

Sadik.Autor

Leave a Comment