Kategoria Superiore Shqipëri

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult: “Nuk e di nëse jemi mirë apo keq”. Kukësin? “Nuk e kam ndjekur më parë”

Peter Pakult duket i kënaqur me atë që sheh në fushën e lojës nga skuadra e Kukësit, ndonëse ka më pak se tre javë që drejton kampionët në fuqi të Superiores.

Por trajneri austriak pranon me sinqeritet se nuk di të thotë nëse ekipi është më mirë se sa ka qenë në pjesën e parë të sezonit apo jo.

“Jam i kënaqur me lojtarët se zbatuan cfarë kërkova, është një test i mirë për të gjithë. Nuk e di nëse jemi më mirë apo më keq, se nuk e kam ndjekur më parë Kukësin, këtë duhet ta thoni ju. Mua më pëlqen mënyra se si sillet skuadra në fushë”, u shpreh ai para gazetarëve pas miqësores së fituar sot me shifrat 5-1 ndaj Dinamos.

Edhe pse duken që tani “konturet” e një rreshtimi tip për ekipin e tij, të testuar gjatë këtyre javëve të para, Pakult tregon se nuk ka vendosur ende se si do të luajë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë zyrtare në drejtimin e ekipit. “Kemi ende kohë për të menduar dhe do të shohim gjithmonë ndeshjen e radhës”, tha ai.

Related posts

DERBI LË ME PASOJA STADIUMIN “AIR ALBANIA”/ 66 stola të dëmtuar, FSHF referon ngjarjen në polici dhe kërkon…

Delo.autor

YLLI GASHI BËN BOMBERIN NË ZVICËR/ Sulmuesi shqiptar shkëlqen me 3 gola në 2 ndeshje

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Sfidë spektakolare. Partizani dhe Laçi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment