Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA/ Sfidë spektakolare. Partizani dhe Laçi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshje mes Partizanit dhe Laçit në “Elbasan Arena” e vlefshme për javën e tretë në Kategorinë Superiore. Ishte një sfidë spektakolare, ku nuk munguan rastet për gol, por asnjëra nga skuadra nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës.

Skuadra e Dajës kishte disa raste të arta shënimi, ku vlen të theksohet ai i minutës së 88’, ku Solomon mori një pasim perfekt nga Bardhi dhe u shfaq i vetëm me portierin Sherri, por topi i gjuajtur nga ai shkon jashtë portës. Pas tre javëve të para, Laçi ka grumbulluar vetëm 3 pikë, ndërsa Partizani ka 4 pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Related posts

Sampaoli: Për Messi-n është si një pistoletë e drejtuar në kokën e tij

Sadik.Autor

5 KAMPIONATE TË FITUARA NË 5 VJET/ “Hajmalia” dorëhiqet nga futbolli dhe merr një rrebesh mesazhesh

Delo.autor

COUTINHO NUK E PËRJASHTON LARGIMIN NGA BARÇA/ Trajneri ka një mesazh për të

Delo.autor

Leave a Comment