Futboll

Trauma financiare e ish-yllit holandez: Nuk përballoj më udhëtimet me charter

Ish-futbollisti i Everton dhe Hollandës, mbrojtësi Johnny Heitinga ka zbuluar se si ai po përballet me krizën financiare, më së shumti pas vendimit për të varur këpucët në gozhdë. Holandezi ka pranuar se ai nuk mund të përballojë më gjatë një avion privat dhe as një person që t’i bëjë pazarin.

Heitinga u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar pasi luajti me Ajax, pikërisht aty ku ai kishte nisur karrierën e tij. Ish-futbollisti 33-vjeçar i martuar me motrën e ish-shokut të përfaqësueses Boudewijn Zenden, deklaroi se atyre u mungon shumë jeta luksoze dhe veçanërisht udhëtimet.

Rezultate imazhesh për Johnny Heitinga private jet

“Kur isha ende duke luajtur futboll kishim para me shumicë që vinin. Të shumta ishin gjithashtu edhe shpenzimet tona. Tani po mundohemi të përmirësohemi. Në të kaluarën zakonisht udhëtonim me avion privat, por tani nuk e bëjmë më atë gjë. Për pushime marrim sërish me qira vila luksoze, por ka kategori të ndryshme të luksit. Po mundohemi të mësohemi. Ndonjëherë është e vështirë”deklaroi Heitinga në një intervistë për 1limburg.

Rezultate imazhesh për Johnny Heitinga private jet

Heitinga është gjithashtu trajner te Ajax, në vijim të pensionimit të tij pas vetëm dy ndeshjesh në Eredivisie gjatë të gjithë sezonit të kaluar dhe në të dy rastet u aktivizua si zëvendësues nga pankina. Në lidhje me tërheqjen e tij nga futbolli, ai u shpreh:

“Dëshira ime e fundit ishte të rikthehesha në Amsterdam dhe në fund të sezonit si futbollist për të tretën herë të festoja fitimin e trofeut me tifozët e Ajax. Ajo përrallë tashmë është e kaluar, por unë mundohem të shoh përpara këtë kapitull të ri të jetës time”.

Related posts

“E KA VENDOSUR KOMITETI EKZEKUTIV”/ Presidenti Duka: Ja kur fillon kampionati…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Tramexani analizon NAPOLIN, ka edhe një këshillë për HYSAJN

Isa.Autor

PËRBALLJE ME SHUME RASTE DHE POLEMIKA/ “Korçarët dhe Bylis ndajnë pikët mes drithërimave

Delo.autor

Leave a Comment