Futboll Seria A

Kinezët e Interit premtojnë zurpriza: Do ndërhyjmë aty ku kemi nevojë

“Jeta është plot me surpriza dhe të tilla mund të ketë edhe merkato e janarit. Për ne nis një kapitull i ri, ndërkohë që sfidat na motivojnë më shumë, pasi vazhdojmë të përballemi për t’i arritur ato pa keqardhje. Janari do të jetë vendimtar për merkaton zikaltër, pasi duam një Inter të fortë dhe do të bëjmë maksimumin për të patur një ekip në majë”, u shpreh sot Steven Zhang Jr., një nga drejtuesit e klubit zikaltër, që ndodhet në Milano ditët e fundit.

Më tej, Zhang deklaroi se do të ndërhyjë në merkato, por aty ku skuadra do të ketë nevojë, pa bërë përmbysje të mëdha. Rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit në kampionat duket se kanë bindur drejtuesit të ndërhyjnë në merkato. “Disa lëvizje do të bëjmë, por do të jemi të kujdesshëm dhe presim momentin e duhur”, tha Zhang, ndërkohë që emrat e Deufelou, Mkhitarian e Pastore janë ata që përfliten më shumë për të ardhur në Milano.

Related posts

“QENKA TRADHËTAR”/ Ka luajtur me MILANIN, PANUCCI: Jam TIFOZ me INTERIN sepse…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ka paqe për Karius, tallja e radhës vjen në eBay

Sadik.Autor

OBJEKTIVI KRYESOR PËR MESFUSHORIN/ Bentancur: Barcelona është favorite në Champions? Jo, jemi ne

Isa.Autor

Leave a Comment