Futboll Premier League

United nuk ndalet në merkato, futet në garë për mesfushorin e Nice

Skuadra e madhe angleze, Manchester United ka bërë një goditje të madhe duke transferuar Alexis Sanchezin.

Por ‘Djajtë e Kuq’ nuk do të ndalen me kaq pasi janë duke kërkuar ta përforcojë edhe repartin e mesfushës.

Emri i ri në listën e trajnerit portugez Jose Mourinho, është mesfushori afrikan Jean- Michael Seri.

Seri aktualisht është pjesë e skuadrës franceze Nice ku ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit.

26-vjeçari vitin e kaluar u kërkua edhe nga Roma dhe Barcelona por skuadra franceze nuk e lejoi largimin e tij.

Tani sipas ‘Daily Mail’, United ka filluar kontaktet me Nicen për transferimin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

United është e gatshme të ofrojë 40 milionë euro që ta bind Nicen ta lejoj largimin e Serit.

Gjithashtu në garë për lojtarin janë edhe Chelsea, Arsenal dhe Liverpool.

Seri këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat me Nicen duke shënuar një gol dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë.

Related posts

Ish-ylli anglez i bën thirrje Arsenalit ta shkarkojë Wengerin

Q.Autor

E BUJSHME/ Reali i Madridit tenton TRANSFERIMIN e IBRËS në JANAR

Isa.Autor

18 vjeçari realizoi ëndrrën, debutoi në futbollin profesionist pa njërin krahë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment