Futboll Sport

DREJTIMI I ROMËS DHE PORTUGALISË/ Mediat italiane të bindura për Murinjon: Ja përgjigja e trajnerit

Zhoze Murinjo është në krye të listës për të zëvendësuar të shkarkuar in Fernando Santos në stolin e kombëtares së Portugalisë.

Atij iu ofrua roli për të drejtuar Romën dhe në të njëjtën kohë dhe kombëtaren luzitane, me federatën portugeze që ishte e gatshme të bënte çmos për të arritur te marrëveshja me 59-vjeçarin.

Gjithsesi duket se mediat italiane kanë një tjetër përgjigje të cilat thonë se Murinjo e ka refuzuar këtë ofertë dhe për të zëvendësuar Santos në krye do të vijë trajneri i kombëtares U21, Rui Horge.

“La Gazzetta dello Sport” thekson se portugezi është i përqendruar vetëm te Roma dhe se do të respektojë kontratën që e mban atë në krye të verdhekuqëve deri në vitin 2024.

Related posts

KLOPP “ZBULON” NJË BOMBER TË RI/ 5 gola në 7 ndeshjet e fundit. Interi është i paralajmëruar…

Delo.autor

DERBI I SUPERKUPËS SË SPANJËS NIS ME POLEMIKA PËR GJYQTARIN/ Reali akuza Rohas për humbjen ndaj Atletikos

F.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Tifozët e klubit të Serisë A shpalosin banderolën sensibilizuese për Shqipërinë, por policia bashkiake…

Delo.autor

Leave a Comment