Futboll Premier League

United-Stoke, tri ndeshjet e fundit janë mbyllur në barazim

Java e 23-të e Premier League do të mbyllet mbrëmjen e së hënës me ndeshjen Manchester United-Stoke. Skuadra e Jose Mourinho-s i ka dhënë fund një ecurie prej 3 barazimesh radhazi, duke marrë një fitore 2-0 në javën e 22-të kundër Everton, që ka qenë edhe ndeshja e tyre e parë për 2018-ën. “Djajtë e Kuq” mbajnë vendin e dytë në renditje me 47 pikë, po aq sa Chelsea i vendit të tretë, por kanë një diferencë më të mirë golash.

Të hënën, ata do të kenë mundësinë të shkojnë tri pikë larg londinezëve, të cilët nuk kanë arritur të shkojnë më larg se një barazim pa gola në ndeshjen e luajtur kundër Leicester në “Stamford Bridge”. Lukaku me shokë nuk duhen ta kenë të vështirë të marrin tri pikët e radhës në kampionat, duke parë se përballë tyre do të jetë një Stoke që mban vendin e tretë nga fundi në kampionatin anglez. Për më tepër, miqtë do të paraqiten në këtë takim pas dy humbjeve radhazi të pësuara në Premier League dhe pa asnjë fitore të marrë në tri ndeshjet e fundit.

Një ecuri kjo që ka sjellë edhe shkarkimin e trajnerit Mark Hughes. Nga ana tjetër, edhe paraqitja e bërë nga United në këtë sezon nuk ka qenë perfekte, por ata janë akoma në garë për dy trofe, Champions League dhe Kupën e Anglisë. Forma e tyre aktuale është e mirë, edhe pse super blerja e verës, Romelu Lukaku, ka qenë shumë larg formës që ka treguar në fillimin e sezonit. Jose Lingard, në fakt, është transformuar në yllin e skuadrës dhe mund të jetë përsëri protagonist në ndeshjen kundër bardhekuqve.

Shifra dhe Fakte

– Stoke ka qenë një kundërshtar i vështirë për “Djajtë e Kuq” në vitet e fundit, teksa United ka fituar vetëm një nga gjashtë takimet e fundit të luajtura kundër tyre.

– Tri ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve janë mbyllur në barazim dhe të dy ekipet kanë arritur të shënojnë në këto përballje.

Related posts

SITUATA MBI TË ARDHMEN E INTERIT/ Wanda Nara: Rinovimi i Icardit lidhet me…

Delo.autor

Lojtari i Meksikës i nënshtrohet ndërhyrjeve estetike, SHNDËRROHET në tjetër (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Anglia sfidon Ukrainën në çerekfinale, ndeshje “pa histori”

Delo.autor

Leave a Comment