Të tjera

Australian Open rrit shpërblimet, fituesi merr 2,6 milionë euro

Pak orë para fillimit të grand slemit të Australian Open, organizatorët e turneut të parë të madh të vitit 2018 kanë bërë publike premion që do të kenë tenistët pjesëmarrës. Krahasuar me një vit më parë, është një rritje prej 10% e të ardhurave që në total kapin shifrën e 36 milionë eurove. Një shumë që është e barabartë me atë të Roland Garros të një viti më parë, por më pak se Wimbledon (37 milionë euro) dhe US Open (42 milionë euro).

Por kjo mbetet një shumë shumë më e madhe krahasuar me vitin 2001, ku në total organizatorët ofronin 13,9 milionë euro për tenistët pjesëmarrës. Këtë vit, fituesit (në të dyja ketegoritë) do të marrin nga 2,6 milionë euro, ndërsa finalistët gjysmën e kësaj shume. Është rritur edhe premio që tenistët do të marrin për kualifikimin në secilin raund, ku shuma gati është dyfishuar.

Ja tabela e premios për çdo raund të Australian Open

Fituesi:                       2,6 milionë euro

Finalisti:                     1,3 milionë euro

Gjysëmfinalisti:         790 mijë euro

Çerekfinalisti:            395 mijë euro

Turi i 4-t:                    164 mijë euro

Turi i 3-të:                  98 mijë euro

Turi i 2-të:                  52 mijë euro

Turi i parë:                 33 mijë euro

Related posts

MBI GJENDJEN FIZIKE TË “BISHËS”/ Trajneri i McGregor: Do ta shihni më agresiv se kurrë, mezi e presim vitin 2022

Delo.autor

FORMULA 1/ Surpriza në provat e lira, në Austri dominon Sergio Perez, Ferrari sërish si breshka (FOTO)

Delo.autor

Çiklizëm/ Kjo është guida e Giro d’Italia për vitin 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment