Futboll La Liga

Valencia-Real Madrid, miqtë nuk mund të gabojnë më

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 21-të të kampionatit spanjoll do të zhvillohet në stadiumin “Mestalla”, aty ku Valencia do të presë Real Madrid. Kjo përballje vjen në momentin më të keq për madrilenët, të cilët kanë marrë vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit të La Liga-s.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ekipi i Zidane ka pësuar edhe një eliminim befasues në Kupën e Mbretit pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Leganes të mërkurën në mbrëmje në “Santigao Bernabeu”. Kjo ecuri negative e ekipit ka vënë në rrezik pozicionin e trajnerit francez, i cili pret të shikojë një reagim nga lojtarët e tij pasditen e së shtunës.

Gjithsesi, nuk do të jetë aspak e lehtë për Ronaldo-n me shokë të largohen me pikë të plota nga “Mestalla”, duke parë se ata kanë arritur të marrin vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet në fushën e Valencia-s. Për më tepër, vendasit mbajnë vendin e tretë në renditje dhe kanë pesë pikë më shumë se Real, që mban vendin e katërt, por madrilenët kanë luajtur një ndeshje më pak. Gjithsesi, në rast të një rezultati negativ, kampionët në fuqi të Spanjës do të rrezikonin të humbnin vendin e katërt dhe të dilnin nga zona Champions.

Në fakt, Villarreal, që mban vendin e pestë, është vetëm një pikë larg tyre, ndërsa Sevilla e vendit të gjashtë është tri pikë larg. Në 10 ndeshjet e këtij kampionati të luajtura në shtëpi Valencia ka pësuar vetëm një humbje. Italiani Simone Zaza, golashënuesi më i mirë i vendasve në La Liga me 10 gola, do të jetë rreziku numër një për mbrojtjen mike.

Shifra dhe Fakte

– Valencia nuk ka pësuar asnjë humbje në tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Real madrid.
– Në nëntë përballjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.
– Real Madrid nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.
– Valencia ka shënuar të paktën 2 gola në 9 nga 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Real në të gjitha kompeticionet.

Related posts

Zyrtare: Ish-ylli i Arsenal dhe Cityt, shok skuadre me lojtarin e kombëtares në Serie A

Q.Autor

SULMON ASHPËR JORGINHO-N/ Agbonlahor: Nuk e kuptoj si ka qenë në garë për “Topin e Artë”

Delo.autor

Arsenal i ofron kontratë të re ‘yllit’ të saj, por me reduktim page

Q.Autor

Leave a Comment