Futboll La Liga

Valverde: Presim ndihmë të madhe nga Coutinho, shpresoj që…

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kthimit ndaj Celta Vigos për raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit, trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde, shkëputi një mendim edhe për blerjen më të re të bluagranave në merkato brazilianin Philipe Coutinho.

“Presim një ndihmë të madhe nga ai. Jam i bindur që Coutinho do të përshtatet shpejt me lojën e skuadrës. Është një blerje e madhe për ne”, tha Valverde.

Në lidhje me ndonjë lëvizje tjetër në merkato, Valverde shtoi.

“Modeli i Barcelonës është gjithmonë i njëjti. Ne ndërhymë në merkato për të blerë më të mirët e Botës, por në të njëjtën kohë i kushtojmë një vëmendje të madhe edhe kanterës sepse objektivi është të prodhojmë Xavi dhe Iniesta të rinj. A do bëjmë blerje në mbrojtje? Mascherano është ende pjesë e jona dhe do të vazhdojmë me këta futbollistë që kemi”, theksoi tekniku i katalanasve.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Partizani dominues kundër “Ujqërve të Dëborës”, ja statistikat e frikshme…

Delo.autor

E BUJSHME/ Çështja “Skënderbeu”, KAS trondit tifozët korçarë me përgjigjen: Klubi nuk ka…

Isa.Autor

Bayerni nuk ndalet, shënon golin e parë ndaj Realit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment