Shqipëri

Kërkon mandatin e pestë. Arritjet e FSHF-së në ‘epokën Duka’

Asambleja zgjedhore e 7 shkurtit, që do të vendosë për organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, i ngjason për momentin më tepër një loje shahu, ku më të shumta janë të panjohurat dhe lëvizjet e gurëve të prapavijës së protagonistëve kryesorë.

Megjithatë, pas shumë përballjesh zgjedhore, kjo e vitit 2018 pritet të jetë më e ashpra për nga emrat e kandiatëve, pritja e tyre dhe koha e shkurtër për një fushatë zgjedhore bindëse, deri më 7 shkurt.

Armand Duka do të jetë në kërkim të mandatit të pestë dhe do të dalë hapur shumë shpejt, duke u kërkuar edhe një herë besimin anëtarëve të Federatës.

Në fillim, kur Duka mori drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk kishte as zyra. Shpejt arriti t’i japë institucionit fytyrën e duhur, duke përmirësuar jo thjesht ambientin administrativ, por edhe funksionimin.

Ekipet shqiptare të Superiores ishin në atë gjendje sa nuk arrinin të kalonin asnjë tur në garat ndërkombëtare, ndërsa Kombëtarja rrinte gjithmonë në vendet e fundit.

Tani, Kombëtarja është në gjendje të vendosë në vështirësi edhe ekipet e mëdha, ndërsa suksesi kulmor ishte pjesëmarrja në finalet e Europianit.

Janë ndërtuar dy stadiume me standarde të larta, si “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, ndërkohë që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm edhe “Arena Kombëtare”.

Më 7 shkurt është beteja e re dhe “lojtarët”, nëse Bashkim Fino e zyrtarizon të enjten, do të jenë vetëm dy: deputeti Fino dhe presidenti aktual i FSHF-së, Armando Duka.

Related posts

Duka apo Fino? De Biasi jep përgjigjen: Ja kreu i ri i FSHF-së

Q.Autor

I SHËNOI INTERIT NË MIQËSORE/ Futbollisti shqiptar tregon ndjesinë e golit (VIDEO)

Delo.autor

KURSI I PËRGATITJES ATLETIKE/ FSHF sjell lektor ish-trajneri i Gjermanisë, Bayern dhe Romës

Delo.autor

Leave a Comment