Futboll Premier League

Van Gaal: Kështu iu hakmorra Manchester Unitedit

Louis van Gaal ka zbuluar se i ishte hakmarrë Manchester Unitedin duke e bërë t’ia paguante pagat në kontratë pasi e kishte refuzuar postin e trajnerit të Kombëtares së Belgjikës vetëm për këtë edhe pas shkarkimit.

Po ashtu, Va Gaal i ka fajësuar ish-lojtarët e vet për largimin nga “Old Trafford”.

Holandezi ishte në listë për ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar belg pak muaj pasi ishte larguar nga Manchester United në vitin 2016 dhe para se Roberto Martinez të emërohej në këtë post.

Van Gaal u shkarkua në vitin e dytë të kontratës së tij trevjeçare me Unitedin dhe do t’i duhej të hiqte dorë nga një pjesë të pagimit të rrogave, nëse do fitonte ndonjë punë tjetër.

“Do të kishte qenë madhështore po të zgjidhesha trajner i ekipit kombëtar belg, por isha shumë i prekur dhe doja hakmarrje saqë e lashë atë punë të më ikte nga dora”, ka thënë Van Gaal për De Volkskrant.

Ai ka shtuar: “Ishte budallallëk, vërtet, sepse vlerat sportive duhet të vihen gjithmonë para çdo gjeje tjetër. Kjo duhej të ishte gjëja më e rëndësishme, por në atë kohë i shihja ndryshe gjërat. Nuk ishte për para, por thjesht akt hakmarrjeje”.

Related posts

QESHRAKE/ Në Maltë nuk e njohin mirë KUKËSIN: Luajmë në “Zeqir Ymeri”

Sadik.Autor

PËRBUZI GJYQTARIN E KATËRT/ Trajneri Koeman nuk i shpëton dënimit. Ja me sa ndeshje është pezulluar…

Delo.autor

DUAN TË PUSHTOJNË FUTBOLLIN EUROPIAN/ Vizioni i Juventus, një stadium të ri për dy ekipe

Isa.Autor

Leave a Comment