Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Problem i madh për Juventus, De Ligt drejt operimit!

Një problem tjetër mund të lindër për Matthijs de Ligt. Holandezi e mori veten dhe po dhuronte paraqitje të mira te skuadra e Juventusit, por iu desh të ndalej sërish. Ai ka të njëjtin dëmtim që e shqetëson që nga muaji nëntor.

Corriere di Torino ngre alarmin se futbollisti mund të detyrohet të operohet për shkak të problemit që e shqetëson prej kohësh. 21-vjeçari mund të detyrohet të operohet dhe të humbasë fundin e sezonit dhe Champions Leaguen.

Mungesa e tij në ndeshjen ndaj francezëve do të ishte një humbje e madhe, pasi i riu është një nga futbollistët më në formë të Juves. Ai e nisi sezonin keq, por pas pandemisë ka dhuruar ndeshje shumë të mira.

Related posts

“FAMILJA VJEN PARA ÇDO DËSHIRE TIMEN”/ Messi: Nuk mund ta imagjinoj largimin nga Barcelona

Delo.autor

PAS PREZANTIMIT/ Paga më e ulët në klub dhe klauzole e frikshme lirimi, Dani Alves vjen me risi te Barcelona

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ MANCINI zbulon përse zgjodhi GIOVINCON mbi BALOTELLIN dhe…(LISTA)

Isa.Autor

Leave a Comment