Futboll Premier League

VAR ‘mbërrin’ në Angli, gati të përdoret në finale të Carabao Cup

Teknologjia VAR (video asistenca e gjyqtarit) do të shfrytëzohet në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës EFL (të njohur edhe si Carabao Cup) ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit.

Po ashtu, kjo teknologji do të përdoret edhe në finalen e muajit të ardhshëm, por jo edhe në ndeshjet gjysmëfinale ndërmjet Manchester Cityt dhe Bristol Cityt.

Dueli ndërmjet Brighton & Hove Albion dhe Crystal Palace që zhvillohet sot (e hënë) nga ora 20:45, do të shënojë herën e parë të përdorimit të VAR-it në një ndeshje zyrtare në Angli.

Në vitin 2016, Bordi i Federatës Angleze të Futbollit ishte pajtuar që kjo teknologji të testohej për dy vite.

VAR mund të përdoret në katër situata që mund ta ndryshojnë ndeshjen: gola, vendimet për penallti, kartonët e kuq dhe rastet e gabimit të identitetit nga gjyqtari.

Kreu i gjyqtarëve në Angli, Mike Riley, ka thënë se teknologjia nuk do të jetë asnjëherë qind për qind e përsosur.

Sipas tij, gjithmonë do të ketë debate duke qenë se është subjektive në gjëra të caktuara.

Që nga përdorimi në Kupën e Botës për Klube në dhjetor të vitit 2016, VAR-i është vendosur edhe në Kupën e Konfederatave të vitit 2017 dhe përdoret në garat vendore në Gjermani dhe Itali.

Related posts

MADHËSHTOR NË DURRËS/ Partizani mposht Teutën në “Niko Dovana” dhe luan një finale me… Vllazninë

Delo.autor

HABIT/ Kandidati për t’u bërë president i Barcelonës me premtim të madh: Dua rikthimin e Guardiolës

Delo.autor

DHUNË NË KATEGORINË E DYTË/ Tifozët godasin me gurë gjyqtarët e ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment