Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E HARRY KANE NË DILEMË/ Tottenhami ofron 80 milionë euro për talentin italian…

E ardhmja e Harry Kane te Tottenham është ende e paqartë, me sulmuesin e kombëtares angleze që ka oferta nga Real Madrid, që kërkon ta bëjë yllin e ri të futbollit. Duke parë këmbënguljen dhe faktin që skuadra “merengues” është gati të paguajë një shumë marramendëse për të marrë Kane (bashkë me trajnerin Pochettino), drejtuesit e Tottenham kanë nisur të kërkojnë për zëvendësuesin e tij.

Sipas “Mirror”, me paratë që do të vijnë nga shitja e Harry Kane skuadra e Tottenham do të hidhet në sulm për të sjellë në Premier League sulmuesin 21-vjeçar të Fiorentinës, Federico Chiesa. Ky i fundit po shkëlqen në Serinë A, duke qenë e ardhmja e futbollit italian. Për të bërë të mundur këtë tranferim, Spurs është gati të paguajë 80 milionë euro.

Kjo shumë do të zinte “mat” edhe shumë skuadra të tjera pretendente, kryesisht në Itali, që duan të marrin talentin Federico Chiesa. Juventus, Inter dhe Milan janë 3 skuadrat italiane që duan shërbimet e sulmuesit, që tashmë duhet të rivalizojnë edhe me Tottenham, që ka fuqinë financiare për ta marrë 21-vjeçarin.

Related posts

U ZBULUA LIDHJA E TYRE/ Por nuk do ta besoni sa kohë kanë bashkë Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja shqiptare (FOTO)

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ REALI zgjedh trajnerin e ri, lojtarët: Është një SPIUN

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ Chelsea i kthen përgjigje Barcelonës për brazilianin Willian

Isa.Autor

Leave a Comment