Futboll Ligue 1

Vazhdon “lufta e ftoftë” ndërmjet Neymar dhe Cavanit

Me javë të tëra distancë nga përplasja e famshme për goditjen e një penalltie, “lufta e ftohtë” në repartin sulmues të PSG-së ndërmjet Edinson Cavanit dhe Neymar është rikthyer sërish në fokus

Braziliani Neymar dhe uruguaiani Edinson Cavani janë në kufijtë e urrejtjes me njëri-tjetrin, por deri më tani, kjo ka ndikuar pak në lojën e skuadrës transalpine, që përballet gjithsesi me komplote të ndërsjella dhe tension në grupet që mbështesin lojtarët respektivë.

Në një krah kolonia braziliane, me futbollistin që ka kushtuar plot 222 milionë euro, e në krahun tjetër sulmuesi më efikas i të gjithë epokës “Khelaifi” në skuadrën pariziene. Sipas medieve franceze, Neymar po shton tensionin dhe komplotet kundër sulmuesit uruguajan, duke detyruar një shitje potenciale të tij në fundin e sezonit.

Statusin e “Princit” të Parisit, Neymar kërkon të mos e ndajë me Cavanin, ashtu si dhe privilegjet e goditjeve të dënimit e penalltive.

Vonesa e fundit e sulmuesit uruguajan nga pushimet dimërore i ka sjellë lënien jashtë ekipit. Neymar, i përpiktë në rikthimin e tij, shfrytëzoi vonesën e Cavanit për të forcuar raportet me klanin e francezëve, grup që jozyrtarisht konsiderohet ndikues në një skuadër me 101 kombësi të ndryshme.

Duket se ky është vetëm agimi i një beteje të re, pas përplasjes publike për penalltitë, por pavarësisht se mediet vendase mbështesin Cavanin, mosha dhe paraqitjet anojnë bilancin nga ana e brazilianit. Cavani ndërkohë mund të krenohet se mori vlerësimin si “I huaji më i mirë” në kampionatin francez, e mund të mbështetet të paktën deri në merkaton e verës në raportin e privilegjuar me presidentin Nasser Al-Khelaifi.

Related posts

UEFA SHPALL FORMACIONIN MË TË MIRË NË EURO 2020/ Dominojnë italianët, mungon Cristiano Ronaldo

Delo.autor

DEKLARATA/ Mbappe dhe Haaland s’mund të blihen pa Superligë…

F.autor

Lazio hedh sytë nga merkato, Tare kontakton heroin e tripletës

Sadik.Autor

Leave a Comment