Futboll Premier League

Vazhdon “LUFTA”/Mourinho- Contes: “Kurrë nuk do të dënohem për trukim të ndeshjeve”

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka dërguar në një tjetër shkallë luftën me fjalë me trajnerin e Chelsea, Antonio Conte, duke përmendur dënimin e italianit në vitin 2012 për kurdisje të ndeshjeve.

Dy menaxherët kanë qenë në lojë fjalësh dy ditët e fundit, duke i replikuar njëri-tjetrit.

Portugezi akuzoi Conten se e ekzagjeron shumë me festimet, madje e quajti italianin e Chelseat, “një palaço në stol”.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Contes, që tha se Mourinho harron shpejt, pasi të njëjtën gjë bënte edhe ai dikur.

“Mourinho harron shumë shpejt, pasi deri vonë edhe ai festonte në të njëjtën mënyrë. Gjithsesi, më bën përshtypje, që edhe pse është larguar nga stoli i Chelseat, vijon të shikojë rregullisht këtej”, tha me ironi Conte.

Tani, pas fitores së Manchester United prej 2:0 kundër Derby County në kuadër të FA Cup, Mourinho e dërgoi këtë “luftë” fjalësh në një tjetër nivel.

“E vetmja gjë që dua të them dhe t’i japë fund kësaj është po, kam bërë gabime në të kaluarën. Do të bëjë më pak gabime, por edhe më tej do të bëjë disa gabime. Por kurrë nuk do të suspendohem për kurdisje të ndeshjeve. Kjo nuk më ka ndodhur dhe kurrë nuk do të më ndodh”, u shpreh Mourinho.

Pas këtyre thumbimeve të Mourinhos, pritet replika e Contes.

Related posts

Begeja: Nuk fitohet me lojtarë pa personalitet…

Sadik.Autor

TËRHEQJA E NJË MITI/ Numrat e pakrahasueshëm të Casillas (INFO-GRAFIKU)

Delo.autor

Juve në telashe, edhe Reali e Bayerni e duan Emre Canin

Q.Autor

Leave a Comment