Bundesliga Futboll

‘Rilindja’ pas largimit të Ancelottit, Heynckes ‘shpëtimtari’ i Vidal

Pas lamtumirës së Carlo Ancelottit, të gjithë ishin dëshmitarë të një rilindjeje për Bayern Munich.

Jupp Heynckes rezultoi të ishte kura më e mirë për lojtarët e klubit bavarez, çka lë të kuptohet se pavarësisht faktit që Ancelotti është një ndër më të mirët në fushën e tij sintonia mes palëve nuk ishte në maksimum dhe kjo reflektohej e gjitha në fushë.

Edhe ish lojtari i Juventusit, Arturo Vidal, ka përfituar nga ndryshimet që ndodhën në stolin e klubit gjerman, duke u rikthyer të bëjë diferencën falë golave shumë të rëndësishëm, përkatësisht 5 të tillë në kampionat përgjatë 15 prezencave të tij.

Në këtë fillim sezoni kiliani 30-vjeçar i ka dhënë edhe më shumë karakter kësaj skuadre.  Zhgënjimi për mos kualifikimin në Botërorin e Rusi 2018 të Kombëtares së Kilit nuk i erdhi aspak në ndihmë mesfushorit që përjetoi disa javë vështirësie dhe që e bëri të mendonte edhe për një lamtumirë të parakohshme nga përfaqësuesja e vendit të tij.

Shpesh herë protagonist i  polemikave të shumta duket se që me mbërritjen e Don Heynckes tek Bayerni gjithçka ka ndryshuar edhe për mesfushorin.

Ish juventini tashmë luan gjithnjë titullar në një skuadër që gjithnjë e më shumë po tregon se nuk mund të bëjë më pa të. Tekniku gjerman është mjaft strikt dhe nuk lejon asnjë lloj komportimi jashtë normave që ka vendosur dhe Vidal është përshtatur në mënyrë përfekte me këtë mentalitet rigoroz, duke dhënë  më të mirën e tij e duke premtuar shumë më shumë për pjesën e dytë të sezonit.

Related posts

E BUJSHME/ Ky gol i Ibrahimovicit zgjidhet më i miri i vitit në Amerikë (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARIZIMI I UELLSIANIT TEK JUVENTUSI/ Wenger kritikon: Nuk mendoj se për Ramseyn ka qenë një…

Delo.autor

NDRYSHON LËKURË/ Blu, portokalli, jeshile dhe e verdhë. Interi prezanton fanellën e tretë me risi të mëdha (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment