Futboll

VIDEO/ 3 shqiptarë në fushë, Milani fiton derbin dramatik ndaj Interit

Kur sfida dukej se do të mbyllej me fitoren e Milanit, zikaltërit reagojnë duke barazuar në limite me Rover, që shfrytëzon në mënyrën më të mirë një krosim nga e djathta. Me vetëm një minutë në dispozicion, “Djalli” u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores.

Këmbëngulja e tyre u shpërblye në mënyrën më të mirë me Forten, që pas një krosimi në zonë, tentoi rrjetën spektakolare me roveshatët. Goditja e tij e fuqishme përfundon në fytyrën e mbrojtësit të Interit Beteli, i cili dërgon pa dashje topin në rrjetë për një autogol që solli humbjen për të tijtë.

https://youtu.be/dPbrjt2qCEM

Më këtë fitore Milani konsolidon pozitën në vendin e tretë në kampionatin përkatës, teksa kreu është vetëm shtatë pikë larg dhe mbahet pikërisht nga Interi ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Rada.

Related posts

INTERESIM NGA KATARI PËR INTERIN/ Menaxheri i “BC”: Klubi duhet të jetë…

Delo.autor

Gaboi në finale/ Karius kërcënohet me vdekje, policia vihet në alarm…

Sadik.Autor

Rrëzohet shpeshherë në tokë, ja sa minuta ka qëndruar i shtrirë gjatë ndeshjeve Nejmar

Isa.Autor

Leave a Comment