Futboll

Chelsea zgjedh pasuesin, Luis Enrique nëse ikën Conte

Luis Enrique është në “pole position” për të qenë trajneri i ardhshëm i Chelsea nëse Antonio Conte do të largohet nga “blutë” e Londrës në fund të këtij sezoni. Mediat britanike bëjnë me dije se trajneri spanjoll është në krye të një liste kandidatësh për të zëvendësuar italianin. Enrique këtë sezon është pushim, pasi u largua një vit më parë nga stoli i Barcelonës dhe është shprehur se pas një sezoni pushim është gati për t’u rikthyer aktiv.

Gjithsesi, në garë për të marrë stolin e Chelsea janë edhe trajneri Massi iliano Allegri e Diego Simeone, që gjithashtu janë kandidatë në rast se Conte vendos të largohet nga kampionët aktualë të Premier League. Por emri i Enrique është i rpeferuari i Roman Abramovich, me spanjollin që ka fituar dy tituj kampionë në La Liga dhe një Champions League me Barcelonën para se të largohej. Ardhja e tij të Chelsea do të zyrtarizohet para qershorit.

Related posts

WANDA TREGON DETAJIN INTERESANT/ Ikardi ka QARË për interin, ndërsa kur lindën vajzat, jo

Isa.Autor

VIDEO/ Reali thellon diferencën, Marcelo shënon supergol

Q.Autor

Konfliktet politike në sport/ “KON” merr vendim zyrtar për Serbinë dhe Kosovën

Isa.Autor

Leave a Comment