Futboll Kategoria Superiore Shqipëri

Kukësi bind edhe në testin e dytë miqësor përball Burasporit

Kukësi vijon të befasoj ku në testin miqësor të rradhes kampionët e Shqipërisë kanë fituar me përmbysje 2-1 përballë Burasporit. Verilindoret mposhtën 2 ditë më herët Kayserisporin me rezultatin 2-1.
Buraspor mposhti 3-0 Skënderbeun më datë 8 Janar, ndërsa sot u ‘dorëzuan’ para skuadrës së drejtuar nga austriaku Peter Pacult . Bursaspori kaloi e para në avantazh, në pjesën e parë, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar saktë nga Ballata, duke e mbyllur në avantazh këtë 45-minutësh.
Kukësi u zgjua në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë 2 gola të shpejtë, fillimisht me Imamin, që barazoi dhe më pas me prurjen e re, Donjet Shkodrën, që i dha avantazhin.
Kukësi ka edhe një tjetër test miqësor përpara kthimit në Shqipëri.

 

Related posts

NJË NGA SURPRIZAT E SEZONIT/ Wolves rekord historik në Premier League, që prej vitit 2004 asnjë…

Delo.autor

Salah: Nuk do ta prishë agjërimin për finalen e Championsit

Sadik.Autor

BARCELONA-RAYO VALLECANO/ “Katalanasit” do të tentojnë ta fitojnë lehtësisht këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment