Futboll La Liga

Vincenzo Montella: Sevilla është më e fortë se Milani

Deri dje ishte trajner i Milanit, sot thotë se skuadra e tij e re është më e mirë se skuadra italiane.

Vincenzo Montello, i cili mori drejtimin e ekipit të Sevillas, ka bërë një krahasim me klubin aktual dhe atij që e drejtoi deri para një muaji.

Ai pohon se spanjollët aktualisht janë klub më i suksesshëm se gjiganti italian.

Montella ka triumfuar 27 raste dhe ka pësuar 17 humbje gjatë drejtimit të Milanit

“Milani është një klub i madh në 30 vjetët e fundit, por Sevilla ka fituar mbi dhjetë në dhjetë vjetët e fundit. Sevilla është gjithmonë në Evropë dhe është klub shumë më i fortë se Milani”, tha Montella në një konferencë për shtyp .

Montella mori përsipër Sevillën në vend të Eduardo Berizzos, i cili u shkarkua shkaku i rezultateve të dobët.

Gjithashtu edhe italiani ka arritur rezultateve jo të kënaqshme gjatë këtij sezoni me Milanin, i cili e zëvendësoi me Genaro Gatusson.

Sevilla theksojmë se aktualisht gjendet në pozitën e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Daja: Kampionati shqiptar ka shumë çudira, ju tregoj pse nuk…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Galliani: Kaosi në futboll për shkak të epidemisë? UEFA fajtore!

Delo.autor

LAJM I MIRË/ “PITBULLI” SHQIPTAR kalon makthin: Panucci mund të gëzohet

Isa.Autor

Leave a Comment