Futboll Ligue 1

Viti nis me teste të vështira për Marseille e Monaco

Në ‘Le Championnat rivaliteti’ për vendin e dytë dhe të tretë është ashpërsuar ndjeshëm, me 3-shen Monako-Lion-Marsejë, në vetëm 3 pikë diferencë nga njëra-tjetra.

Kështu në orën 17:00, skuadra e Rudi Garsias do të bëjë maksimumin për të marrë 3 pikët në fushën e Renesë, në sfidën e orës 17:00.

Më vonë, në orën 20:00 do të zbresë në fushë edhe Monaco, në transfertën aspak të lehtë ndaj Montpellierit.

Skuadra e Jardim ka marrë maksimumin në Ligue 1 gjatë muajit Dhjetor, duke fituar të 4 takimet e luajtura, ndërsa sot do të kërkojë të ruajë vazhdimësinë, për të shpresuar nga ndonjë hap fals i PSG-së.

Metzi, ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu do të përballet në transfertë ndaj Dijonit, që nuk është në momentin më të mirë.

Metz është skuadra më e dobët e kampionatit francez, pasi qëndron në vendin e fundit të renditjes, por në 2 takimet e fundit të 2017-ës dha shpresë, duke marrë 2 fitore radhazi dhe 6 nga 11 pikët që ka grumbulluar në total, në 19 javë.

Related posts

Vidal: Gjysma e dytë e vitit 2017, momenti më i keq i karrierës sime

Q.Autor

EPISODI/ Penallti për Romën! Ose jo… Arbitri korigjon veten (VIDEO)

F.autor

“TËRBOHET” PSG/ 100 milion euro për mesfushorin e Serie A

F.autor

Leave a Comment