International

WADA: Skandali doping në Rusi mund të jetë akoma më i madh

Edhe pse Rusia është pezulluar përkohësisht nga evenimentet sportive ndërkombëtare, ky dënim mund të konsiderohet i lehtë.

Sipas Agjensisë Ndërkombëtare Antidoping (WADA), skandali doping që ka përfshirë këtë shtet mund të ketë përmasa të jashtëzakonshme.

Të dhënat e zbuluara së fundit nga një kompjuter në një laborator i antidopingut në Moskë tregojnë se janë mijëra sportistët e përfshirë në këtë skandal dhe se ajo që është zbuluar deri më tani mund të jetë “maja e ajsbergut”.

Mashtrimi me dopingun mund të jetë shumë herë më i madh nga ai që është zbuluar deri më tani dhe personeli i WADA që po ndjek çështjen po studion me kujdes të dhënat e zbuluara nga kompjuteri i laboratorit të Moskës.

Në këtë skandal është përfshirë edhe shteti rus, që ka udhëhequr përdorimin e dopingut dhe fshehjen e rezultateve.

Janë qindra sportistët rusë të pezulluar apo përjashtuar përgjithnjë nga sporti prej skandalit doping, ndërkohë që vijojnë hetimet, rezultatet e së cilës do t’i përcillen së shpejti edhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Related posts

“Tenovela” Rafinha merr fund, Barcelona dhe Inter gjejnë gjuhën e përbashkët

Q.Autor

Ryan Giggs: U këshillova me Ferguson përpara se tu bëja trajnerin i Wales-it

Q.Autor

Samir Nasri mbetet pa klub, West Ham përpiqet ta transferojë

Q.Autor

Leave a Comment