Futboll

Wagner tregohet i sinqertë: Golin e shënova me “vegël”

“Ishte një ndjesi e bukur, të shënoja gol në ndeshjen e parë brenda me klubin e ri.”

Kështu është shprehur Sandro Wagner pas golit të parë në Allianz Arena me fanellën e Bayern Munich. Por goli ngriti shumë pikëpyetje për mënyrën se si është shënuar.

Wagner, i cili mori një top nga e djathta nga Rafinha, e shtyu topin me një pjesë të trupit me të cilën normalisht nuk shënohen shumë gola. “Ka mundësi, që ta kem prekur me ‘veglën’ time topin.

“Por nuk jam shumë i sigurt, pasi çdo gjë shkoi shumë shpejt. Gjithsesi ishte një ndjesi e bukur.”

Wagner, i cili në rininë e tij ka luajtur 11 vite për Bayern, është rikthyer gjatë merkatos së dimrit, 10 vite pas lamtumirës nga Munich.

Related posts

“PROVO TË MË KAPËSH”/ Mësyjnë shtëpinë e trajnerit të Premier, hajduti sfidon me… (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Zhbllokohet Bayern, Lewandowski thyen mbrojtjen greke (VIDEO)

Delo.autor

Ndeshje e çmendur/ Kroacia baraspeshon rezultatin me Mandzukic (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment