Futboll Sport

Ministri izraelit zbulon arsyen e penalltisë së gabuar të Lionel Messit

Avigdor Liberman, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, deklaroi se Lionel Messi gaboi penalltinë ndaj Islandës, për shkak se Argjentina anulloi ndeshjen e fundit miqësore në përgatitoret për Kupën e Botës, e planifikuar të luhej në shtëpinë e hebrenjve. “Në ndeshjen e Argjentinës ndaj Islandës, të gjithë e pamë se sa shumë Messi kishte nevojë për atë ndeshje përgatitore ndaj Izraelit”, shkroi Liberman në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, pas penalltisë së dështuar të Messit, çka ndikoi në barazimin e Argjentinës përballë Islandës, me rezultatin 1-1. Një barazim që rrezikon tashmë kualifikimin e mëtejshëm të Argjentinës, pasi do të duhet të përballet në “Grupin e Vdekjes” me Kroacinë dhe Nigerinë.

Ndeshja miqësore mes Argjentinëse dhe Izraelit ishte planifikuar fillimisht të luhej në “Samy Ofer Stadium” në qytetin bregdetar të Haifa, por më pas u transferua në “Teddy Kollek Stadium” në Jeruzalem për presion të madh politik. Më pas u anullua, sipas autoriteteve vendore, për shkak të “kërcënimeve terroriste”, kundër Messit dhe familjes së tij.

Related posts

SURPRIZË/ Ja ku shënohet goli i parë i kësaj mbrëmjeje në Champions League

Isa.Autor

KATAR 2022/ Pas një super asist nga Koke, sulmuesi Morata ndëshkon Greqinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

10 NDESHJE PA SHËNUAR/ Trajneri i Werder Bremen për krizën e Milot Rashicës: Është bërë baba tani…

Delo.autor

Leave a Comment