Futboll Premier League

Wenger: Sanchez është me një këmbë larg nga Arsenal!

Arsene Wenger ka lënë Alexis Sanchez janë ndeshjes së humbur 1-2 nga Arsenal në fushën e Bournemouth dhe trajneri i londinezëve e ka shpjeguar në këtë mënyrë zgjedhjen e tij: “Situata nuk është ende e qartë në një aspekt apo tjetrin. Gjithsesi, zgjidhja e situatës është shumë pranë, por sinqerisht unë nuk e di se çfarë do të ndodhë.”

Alexis Sanchez ka shënuar 60 gola në 122 ndeshje me Arsenal, ndërsa në 119 ndeshje me kombëtaren e Kilit ka shënuar 39 gola

Sulmuesi nga Kili, i cili do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontaktuale në qershor, mund të shkojë te Manchester United ose City, që kanë nisur një betejë të mirëfilltë për të marrë shërbimet e tij. “Mesa duket Alexis nuk do të rinovojë kontratën me Arsenal, – tha Wenger që pretendon të paktën 40 milionë euro. – Ai është me një këmbë në ekipin tonë dhe me një këmbë jashtë tij. Merkato është e hapur dhe për këtë arsye nuk e kam grumbulluar.”

Related posts

Pas eliminimit nga Championsi, PSG gati të shkarkojë trajnerin

Q.Autor

PO SHKËLQEN ME ITALINË NË “EURO 2020″/ De Laurentiis: Insigne? Nëse largohet, do të jetë vendimi i tij

Delo.autor

SERIA A/ Juventusi zbret në fushë sot, rruga drejtë titullit nis nga Udineze

F.autor

Leave a Comment