Futboll Seria A

Oferta befasuese e Inter, 60 milionë euro për 16-vjeçarin e Serisë A

Nuk do të huazohet dhe nuk do të shitet në janar. Genoa nuk ka ndërmend që ta lërë të largohet talentin Pietro Pellegri, sulmuesi 16-vjeçar që ka realizuar 3 gola në 9 ndeshje të luajtura në Serinë A (2 prej të cilëve në sezonin aktual, në ndeshjen e shtatorit të kaluar kundër Lazio-s). Ai ka një kontratë me kuqeblutë deri në 2019-ën dhe drejtuesit e Genoa-s nuk duan të largojnë lojtarin që po rritet me kalimin e javëve.

Image result for pietro pellegri

“Pietro do të qëndrojë këtu, nuk largohet, – ka thënë drejtori sportiv i Genoa-s, Perinetti, në një intervistë të dhënë për ‘Il Secolo XIX’. – Do të vazhdojë të rritet me ne. Sapo të jetë e mundur do të gjejë përsëri hapësira për të luajtur dhe do të tregojë atë që është në gjendje të bëjë”.

Objektivi është të mos digjet një talent që ka përfunduar në shënjestrën e klubeve më të mëdha të Italisë që tani. Mes klubeve më të interesuara për të është Juventus, por ka qenë Inter klubi që ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh verën e kaluar për të dhe Salcedo. Përgjigja ka qenë negative. Për momentin, lojtari nuk largohet.

Related posts

Interi me “fat”, Nainggolan merr me vete mbrojtësin e Romës

Sadik.Autor

Llallana pyet fansat: Si mund t’i shkrij këmbët?

Q.Autor

“RIKTHENI VAR-IN”! Premierliga rifillon me polemikat rreth GOLIT

Delo.autor

Leave a Comment