Futboll La Liga

Yerri Mina: Dua të transferohem te Barcelona

Yerri Mina dëshiron ta veshë fanellën e Barcelonës.

Yerri Mina ka kërkuar nga drejtuesit e Palmeiras që të transferohet sa më parë në Barcelonë, raporton Globoesporte.

Marrëveshja mund të mbyllet brenda pak orëve për 11 milionë euro.

“Dua të largohem tani”, janë fjalët e kolumbianit drejtuar drejtorit sportiv të klubit brazilian, që synon ta mbajë lojtarin deri në verë.

“Kemi folur me Minan, i cili ka thënë se ka një ëndërr të madhe dhe se dëshiron të largohet. Tani që dimë për dëshirën e tij, është momenti që të arrijmë marrëveshje me Barcelonën. Nëse ata vijnë me paratë që kemi kërkuar, Mina do të shitet, nëse jo, do të mbetet në Palmeiras”, tha Mattos.

Mbrojtësi 23 vjeçar është pjesë e Palmeiras që nga viti 2016.

Related posts

“NUK JAM I SHQETËSUAR PËR “EL CLASICON”/ Flet Zidane: Nuk mendoj se Hazard ka nevojë për…

Delo.autor

KAOS TEK “DJAJTË”/ Lojtari i Man United bën gati valixhet, do të shkojë në…

Isa.Autor

ZYRTARE: Schweinsteiger nënshkruan kontratë të re

Q.Autor

Leave a Comment