Futboll Premier League

Ylli i skuadrës së vetme që ka mposhtur City-in: Pres telefonatën e Guardiola-s

Mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred, ka zbuluar se do të ishte i gatshëm t’i bashkohej menjëherë Manchester City-it. Pep Guardiola, trajneri i “Qytetarëve”, pasi e ka parë nga afër në përballjen e dyfishtë të fazës me grupe të këtij sezoni të Champions League, e konsideron lojtarin si një pasardhës të Fernandinho-s. Fred është përfolur edhe për një transferim të mundshëm te Manchester United, por duket se 24-vjeçari është më i tërehqur nga ideja për të punuar me trajnerin spanjoll.

Mund të përmirësohem akoma shumë dhe do të përmirësohesha akoma më shumë nëse do të punoja me një trajner të madh si Guardiola dhe një skuadër të madhe si City”, ka thënë Fred për “Globo Esporte”. “Tani duhet të vazhdoj të punoj mirë te Shakhtar dhe të tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Premier League është kampionati më i luftuar në botë, dua të luaj atje. Mendoj se do të ishte vendi i përshtatshëm për mua. Kjo është ëndrra ime. Telefonata e Guardiola-s nuk ka ardhur akoma, por unë jam në pritje”.

Fred ka qenë pjesë e skuadrës së Shakhtar që i ka shkaktuar Manchester City-it të vetmen humbje në këtë sezon. Ukrainasit, në fakt, kanë fituar 2-1 kundër anglezëve në fillimin e dhjetorit. Ndërkohë, nga 105 lojtarët që kanë tentuar të paktën 10 finte në këtë sezon të Champions League, Fred ka përqindjen më të lartë të suksesit (95.2%).

Related posts

Fiorentina interesohet për mesfushorin skocez Liam Henderson

Sadik.Autor

14 GOLA NË 11 NDESHJE/ Ja lojtarët që kanë ndëshkuar Turqinë

Delo.autor

PO SHKËLQEN MARASH KUMBULLA/ Mbrojtësi i Kombëtares i shënon super gol me kokë Sampdorias (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment