Futboll Sport

THYEHET TABUJA 70-VJEÇARE/ Klubi shqiptar aktivizon për herë të parë në histori një futbollist të huaj

Klubi juglindor i Maliqit, theu ditën e djeshme në sfidën ndaj Delvinës, një “tabu” 70-vjeçare, për sa i përket futbollistëve të huaj. I krijuar në korrik të vitit 1950, Maliqi kurrë në historinë e tij, nuk ka pasur në skuadër një futbollist të huaj.

Lojtari i parë i huaj që regjistron një prezencë me skuadrën maliqare, është japonezi, Kjota Uashida. Sulmuesi u aktivizua në minutën e 80-të, në sfidën e djeshme ndaj Delvinës, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë, duke zënë vendin e Mario Kames, duke u bërë pjesë e historisë së Maliqit, si futbollisti i parë jo-shqiptar që aktivizohet me bardhekuqtë.

Kujtojmë që këtë sezon, skuadra e drejtuar nga trajneri Egli Malësija, ka afruar në gjirin e saj 3 japonezë, të cilët pritet të marrin minuta në ndeshjet e tjera të kampionatit.

Related posts

NJË MREKULLI E VËRTETË/ Minuta e 90-të dhe 3-2! Si ky gol nuk keni parë kurrë (VIDEO)

Delo.autor

E TURPSHME/ Shakhtari tallet me Realin, goli i tretë hedh në tapet “Galaktikët” (VIDEO)

Delo.autor

BUZËQESH PANUCCI/ Asist fantastik i Memushajt, Peskara fiton e rrëmben vendin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment