Kategoria Superiore Shqipëri

Ze Maria flet për sfidën me Kukësin: E pres ndryshe nga finalja e Superkupës

Tirana do të luajë me Kukësin ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet nesër (31 janar) në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Trajneri i bardhebluve, Ze Maria, sot doli në një konferencë për shtyp, ku foli për sfidën e nesërme, e cila sipas tij do të jetë krejtësisht e ndryshme nga finalja e Superkupës në të cilën triumfoi ekipi i tij.

Ndeshja që do të luajmë nesër ndaj Kukësit do të jetë ndryshe nga ajo e fundit, pasi të dy ekipet kanë ndryshuar shumë në përbërjen e tyre. Ky takim është një histori e re. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht ketë përballje dhe kemi përgatitur çdo detaj, sepse Kukësi është skuadra kampione në fuqi. Ata kanë ndjekur nga afër një ndeshje tonën, ne nuk e kemi patur ende luksin për të parë një ndeshje të Kukësit. Kam parë disa ndeshje  të Kukësit me regjistrim, por mund të them se kjo nuk vlen shumë. Duhet të bëjmë llogaritë mirë, pasi ky duel  është 180 minuta dhe jo 90’”, deklaroi tekniku brazilian i Tiranës.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Pas 17 minutash lojë, mesfushori shqiptar ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

TJETËR GODITJE E RËNDË PËR SKËNDERBEUN/ Klubi korçar humbet gjyqin me ish-futbollistin. Ja çfarë rrezikon…

Delo.autor

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment